Ministria e Punëve të Brendëshme të Maqedonisë njofton se pjesëtarët e saj kanë zbuluar dhe kapur 12 emigrantë ilegalë nga Siria, nga të cilët katër të moshës madhore dhe tetë minorenë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç thuhet në njoftimin e policisë, më datën 24 korrik 2016 rreth orës 9.10 në aksin rrugor Kavadar- Konopishte zyrtarët policorë në automjetin transportues “Reno Espace” me targa të Shkupit kanë zbuluar 12 emigrantë nga Siria, katër prej të cilëve të moshës madhore dhe tetë të tjerë minorenë.
Gjashtë nga emigrantët e kapur do të mbahen në qendrën për pranimin e të huajve ndërsa të tjerët do të kthehen në Greqi.
Policia njofton se nuk ka aritur të kapë shoferin e automjetit i cili nuk ka respektuar urdhërin e policisë për të ndalur dhe se ka arritur të ikë duke braktisur automjetin.