Policia konfiskon mbi 100 kg drogë

Njësitet anti drogë të Policisë së Kosovës kanë sekuestruar një sasi mbi 100 kilogram drogë të llojit marihuanë, në regjionin e Pejës.

Sipas disa burimeve njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, kanë vënë nën pranga disa persona lidhur më këtë rast.

Në Policinë e Kovës kanë bërë të ditur se nuk i kanë detajet për këtë rast, por kanë pranuar se bëhet fjalë për një sasi të madhe të drogës.

“Nuk i kemi të gjitha informatat, për këtë do të mbajmë një konferencë dhe do japim detaje. Aksioni ka ndodhur mbrëmë në orët e natës.

Bëhet fjalë për një sasi të madhe të drogës  tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu.kohaislame

Artikulli paraprakDështon zgjedhja e gjyqtarëve të Kushtetueses
Artikulli vijuesTrashëgimia e sekretares Clinton