Policia Maqedone del me komunikatë, nuk përmend as gaz lotsjellës as plumba

 “Të mërkurën kishte tentativë nga ana e 300 deri 400 emigrantëve, që nga ana greke e kufirit të përbashkët të mbërrijnë deri në gardhin në vijën kufitare ndërmjet Maqedonsië dhe Greqisë që ilegalisht ta kalojnë kufirin shtetëror. Tentativa është penguar nga ana e pjesëtarëve të shërbimeve për zbatimin e rendit dhe emigrantët janë kthyer në anën greke të kufirit”, thuhet në komunikatën e shkurtër për media të MBP-së, duke mos përmendur përdorimin e gazit lotsjellës

Vlen të theksohet se korrespondentët e agjencisë “Reuters” njoftuan se krahas përdorimit të gazit lotsjellës, një efektiv i policisë ka shkrepur në ajër.
Ndryshe, rreth 1500 emigrantë nga Pakistani, Marroku dhe Irani gjenden në zonën neutrale në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Artikulli paraprakShërbimet sekrete: Lavdrim Muhaxheri nuk ka hyjë në Maqedoni
Artikulli vijuesShpërthen ushtari izraelit: Vrava për ju, por ju më braktisët! (Video)