Policia me kontrolla të rrepta sigurie në pikat kufitare

1 Min Read

Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë pas vrasjes së Oliver Ivanoviq. Në pikat kufitare janë duke u bërë kontrolle detajuese ndaj personave dhe veturave që kalojnë në çdo pikë.

Për zbardhjen e këtij rasti, ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës.

“Qeveria fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit në zbardhjen e rastit dhe njëkohësisht nga mekanizmat e sigurisë kërkon që të kapin autorët e krimit dhe t’i sjellin ata përpara drejtësisë” thuhet në kërkesën e Qeverisë./Indeksonline/

TAGGED:
Share This Article