Policia skoceze aprovon hixhabin si uniformë policore me qëllim të lejojë që më shumë femra muslimane ti bashkohen forcave të rendit

Policia skoceze ka lajmëruar se hixhabi (mbulesa e kokës për femra) do jetë pjesë e uniformës zyrtare policore me qëllim që të ju mundësohet edhe femrave muslimane të ju bashkohen forcave të rendit dhe këto dallime i shofin si përparësi për të mirën e sigurisë së vendit.

Forcat e rendit besojnë se ky hap do i inkurajonte femrat e komunitetit musliman, të cilat më parë nuk e kanë konsideruar këtë profesion si opsion për të krijuar karrierë profesionale ta rimendojnë dhe ta fusin edhe këtë opsion në listën e tyre. Në të kaluarën policet muslimane në Skoci janë lejuar të mbajnë mbulesën e tyre por pasi kërkesa e tyre është aprovuar nga zyrtarët më të lartë.

Ky lajmërim është mirëpritur nga Asociacion Skocez për Policët Musliman. grup i cili synon të ndërtoje lidhje ndërmjet komuniteteve muslimane në vend dhe policisë.

Fahad Bashir, zyrtar i kësaj organizate ka thënë: “Kjo është një hap shum pozitiv dhe jam i lumtur që Policia skoceze është duke ndërmarrë hapa produktiv në mënyrë që të forcat e rendit të jenë më gjithëpërfshirëse dhe të krijohet një komunitet i shumëllojshëm ku do të përfaqësojnë të gjithë komunitetet dhe bashkësitë që jetojnë në Skoci.

Artikulli paraprakPronari musliman i një restoranti të grabitur në Nju Jork, letër grabitësit: ja ç’thotë Profeti Muhamed për gjestin tuaj dhe timin
Artikulli vijuesSubhanAllah – Ja si u përhapën ‘dallgët’ e tërmetit