Policia zbuloi 39 emigrantë në Dobroshane të Kumanovës

Gjithsej 39 emigrantë, prej të cilëve 21 minorenë pa dokumente për identifikim ka zbuluar dje patrulla policore në lagjen Dobroshane, në Kumanovë.

Migrantët, siç informon sot MPB-ja, janë zbuluar në një automjet të braktisur transportues “Ford Tranzit”.

Me urdhër të Prokurorisë Publike, tre emigrantë të moshës madhore do të vendosen në Qendrën pranuese për të huaj (QPH – Shkup) deri në zgjidhjen e rastit.

Tridhjetë e gjashtë emigrantët e tjerë do të kthehen në Qendrën transituese në Gjevgjeli, ndërsa pastaj do të kthehen për në Greqi.

Artikulli paraprakAKP tentoi ta lirojë Hotelin Victory, por u pengua nga Prokuroria e Shtetit
Artikulli vijuesImami kosovar bëhet mik me turistin londinez dhe e këshillon: kujdes me mjekrën anëve tona, të zë belaja