Poloni: Ripërtritje e kërkesës për pagesën e dëmeve të luftës nga Gjermania

£om¿a, 07.03.2016. Prezes PiS Jaros³aw Kaczyñski, podczas spotkania z wyborcami w £om¿y, 7 bm. Pokonaliœmy wielk¹ koalicjê antypisowsk¹, wygraliœmy referendum ws. polityki rz¹du - tak o zdobyciu przez kandydatkê PiS Annê Mariê Anders mandatu senatorskiego w uzupe³niaj¹cych wyborach w Podlaskiem mówi³ w £om¿y Jaros³aw Kaczyñski. (mr) PAP/Przemys³aw Pi¹tkowski ***Zdjêcie do depeszy PAP pt. Kaczyñski o wyniku Anders: pokonaliœmy wielk¹ koalicjê antypisowsk¹***

Jaroslaw Kaczynski, lider i partisë kryesore në qeverinë e Polonisë, i ka përsëritur kërkesat për pagesën e dëmeve të Luftës së Dytë Botërore nga Gjermania, duke thënë se kjo është çështje e “nderit” për vendin e tij.

Zoti Kaczynski dje tha se “francezët janë paguar, hebrenjtë janë paguar, shumë vende të tjera janë paguar për humbjet e pësuara gjatë Luftës së Dytë Botëror, por polakët nuk janë paguar”.

“Kjo nuk është vetëm për fonde materiale, kjo është për statusin tonë, nderin tonë”, tha Kaczynski, që është lider i Partisë për ligj dhe drejtësi (PIS), e cila e udhëheq qeverinë e këtij vendi.

Në vitin 1953 ishte nënshkruar një marrëveshje e liderëve komunistë të Polonisë, për të mos bërë kërkesa të ardhme për pagesa të dëmeve të luftës nga Gjermania.

Por, qeveria aktuale nacionaliste dhe konservatore e Polonisë argumenton se marrëveshja ishte bërë me urdhërat e Bashkimit Sovjetik dhe nuk është e vlefshme.

Artikulli paraprakSi ia morën gjakun 100 foshnjave për t’ia dhënë Enver Hoxhës
Artikulli vijuesA e dini se numri i baktereve në gojë më i madh se ai i njerëzve në tokë