Albin Kurti tregon se a është takuar me PAN

Lëvizja Vetëvendosje po mban mbledhjen e kryesisë pas zhvillimeve të fundit, ku dha dorëheqje kryetari i këtij subjekti, Yisar Ymeri.

Albin Kurti tha se në rend dite kanë situatën politike dhe përgatitjet e VV-së për 2018-n.

“Unë do të flas sot në mbledhje por ato mbahen brenda. Por pikat e rendit të ditës janë për situatën politike, njëkohësisht edhe për çështjet organizative dhe përgatitjet e VV-së për vitin 2018”, tha ai për KTV.

I pyetur se a është takuar me koalicionin PAN për Gjykatën Speciale, Kurti tha “Absolutisht jo”.

Në mbledhje të kryesisë arritën edhe Shpend Ahmeti, Dukagjin Gorani, Nazlie Bala, Sami Kurteshi, Xhelal Sfeçla e Liburn Aliu, ndërsa nuk dihet nëse në mbledhje po merr pjesë edhe Dardan Molliqaj.

Artikulli paraprakA po godet Kosova korrupsionin, dënohen me 20 vjet burgim policët që morën ryshfet në autostradë
Artikulli vijuesZëvendësministri i Bujqësisë thotë se këtë vit do të përkrahen kultura të reja bujqësore