Pompat e benzinës ende pa arka fiskale

Pompat e derivateve të naftës, një nga bizneset më profitabile dhe me qarkullim shumë të madh ditor ende po arkëtojnë të hyra pa arka fiskale.

Arka e shtetit po humbë miliona euro në vit, ndërkohë fiskalizimin e naftarëve e kanë premtuar zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) qysh në vitin 2011, e procesi ka nisë në vitin 2012.
Nga fillimi i muajit nëntor te vitit 2012, ka filluar instalimi i pajisjeve elektronike fiskale, të veçanta për pikat e shitjes së derivateve të naftës.

Instalimi i pajisjeve elektronike fiskale për pikat e shitjes së derivateve të naftës, është ndarë në tri faza, ku afat i fundit për t’u fiskalizuar ka qen 30 prill 2013.

Mirëpo, pos tri- katër kompani, tjerat nuk e kanë kryer këtë proces. E, ATK duket që nuk ka ndermen t’i ndëshkojë kompanitë për mosrepsktim të afatit. Madje, zyrtarë të saj nuk flasin më për afte kohore, ata thonë se fikalizmi është duke u realizuar.

“Lidhur me fiskalizimin, mund të konstatojmë se ky është vetëm një nga shumë projekte që implementon ATK-ja, dhe se jemi në rrugë të mirë, deri tani numri i bizneseve të fiskalizuara është 17, 666, ndërsa numri i pajisjeve elektronike fiskale është 22 ,552 sosh.

Në kuadër të këtij numri, bëjnë pjesë edhe pikat shitëse të derivateve. Mund të potencoi se në një pikë shitëse të derivateve zakonisht janë të instaluara më shumë se një arkë fiskale, shembull; në market, në restorant apo edhe në shërbimet tjera që ofron ajo pikë.

Si do që te jetë, zhvillimi i teknologjisë ka mundësuar që monitorimi i këtyre bizneseve të bëhet edhe me pajisje të tjera, të cilat sigurojnë dhe monitorojnë çdo hyrje dhe dalje të derivateve”, tha për Indeksonline, Valentina Bytyqi – Sefa, zyrtare për Komunikim me Publikun në ATK.

Sipas saj, ky grup i bizneseve janë në fazën e implemtimit-instalimit të pajisjeve të veçanta fiskale dhe disa janë në fillim të implementimit.

Indeksonline ka kërkuar të dijë nga Ministria e Financave rreth asaj se sa ka humbje vjetore buxheti i Kosovës nga mos fiskalizmi i naftëtarëve, dhe se a ka venë afte Ministria për ATK-në që ta kryejë punën e sajë, në mënyrë që të mbushet arka e shtetit.

Por zyrtarë të Ministrisë së Financave thanë se “për ketë çështje përgjigja është në Administratën Tatimore te Kosovës”. E, në ATK nuk kanë dhenë përgjigje se sa ka humbje vjetore arka e shtetit nga mosfiskalizmi i tërësishëm i naftëtarëve.

Ndërkohe, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Nazmi Bytyqi, tha për Indeksonline se ATK mund ta shtyjë edhe pakë aftin e paraparë për fiskalizmin e naftëtarëve, por sipas tij, është duke u punuar në këtë drejtim.

“Është duke u punuar në këtë drejtim, që të pajisen të gjithë. ATK-ja, sigurisht që do ta shtynë edhe pakë aftin e fiskalizmit për naftëtarët, megjithëse nuk kam ndonjë informatë. Ne nuk jemi kundër ligjit, kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të behët edhe rimbursimi, por ende nuk kemi marrë përgjigje”, tha Bytyqi.kohaislame

Artikulli paraprakLimaj: Dua drejtësi dhe asgjë tjetër
Artikulli vijuesHakerët sulmojnë faqen e Financial Times