
Terrorizmi nuk duhet dhe nuk do të fitoj, theksoi ministri i punëve të jashtme Nikolla Poposki në fjalimin e mbajtur në Këshillin e ministrave të OSBE-së në Beograd
Popovski ka diskutuar për përkushtimin e Republikës së Maqedonisë ndaj implementimit të qëllimeve të OSBE-së, sidomos të atyre që janë ndaj luftës kundër terrorizmit dhe radikalizmit.
Shefi i diplomacisë maqedonase ka treguar edhe për përpjekjet maqedonase në menaxhimin me krizën e refugjatëve.
“Kriza e tanishme e refugjatëve paraqet një sfidë të madhe humanitare, sociale dhe të sigurisë me të cilën përballet pjesa më e madhe e Evropës. Kjo ka potencial edhe për një efekt negativ ndaj marrëdhënieve midis vendeve anëtare të OSBE-së. Problemi i tejkalon kufijtë nacional dhe prej këtu është e nevojshme edhe një koordinim global dhe ndaj të njëjtës po punohet në mënyrë intensive. Kjo na jep shpresë, por ende jemi larg zgjidhjes përfundimtare”, potencoi Poposki