Poposki: Transitimi i mbi një milion refugjatëve është efekt i drejtpërdrejtë nga konfliktet e Lindjes së Afërt

Transitimi i mbi një milion refugjatëve nëpër Republikën e Maqedonisë në një mënyrë masovike dhe të paorganizuar është efekt i drejtpërdrejtë nga konfliktet e Lindjes e Afërt ndaj vendit tonë. Në përballjen me valën e refugjatëve Maqedonia vendosi të jetë pjesë e marrëveshjes së përbashkët evropiane, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki në fjalimin hyrës në konferencë: “Konflikti i Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore: rritja e kërcënimeve transnacionale për sigurinë e vendeve nga Ballkani Perëndimor”.

Konferenca është në organizim të Institutit për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme pranë Ministrisë së Punëve të jashtme, në bashkëpunim me Qendrën evropiane për studime të sigurisë “Xhorxh Marshall”, ndërsa fjalime të veta të rastit patën edhe ambasadorët e SHBA­së, Xhes Bejli, dhe e Gjermanisë, Kristina Althauzer, si dhe drejtori i IGNIP, ambasadori Abdulkadër Memedi.

Poposki duke folur për gjendjen politike­të sigurisë në rajonin e Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore ­ MENA, konfliktet aktuale dhe kërcënimet transnacionale dhe ndikimet të cilat dalin nga këto konflikte për sigurinë nacionale të Republikës së Maqedonisë dhe vendeve nga Ballkani Perëndimor, mes tjerash theksoi se në kontekst janë të rëndësishëm dy aaspekte. I pari, si ky destabilizim në Lindjen e Afërt ndikoi drejtpërdrejtë ndaj Republikës së Maqedonisë dhe vendeve të rajonit dhe i dyti, thekson, si ne ndikojmë ndaj saj dhe cilat janë pritjet tona.

 

Artikulli paraprakSëmundjet pa simptoma që mund të jenë fatale
Artikulli vijuesErmal Mamaqi nuk ka ndryshuar mendim për komunitetin LGBT: Ja çfarë ka thënë sot…