Poroshenko: Veprimet e pushtuesit në Krime kujtojnë periudhën e Stalinit

KIEV (AA) – Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, është shprehur se veprimet e Rusisë në Krimenë e pushtuar të kujton periudhën e sundimit të Stalinit, raporton Anadolu Agency (AA).

Poroshenko në një deklaratë të shkruar në rrjetet sociale theksoi se gjatë dy viteve të fundit në Krime është rritur represioni dhe arrestimet masive.

Presidenti ukrainas shtoi se të drejtat e tatarëve në Krime “në mënyrë cinike shkelen”.

“Veprimet e pushtuesit në Krime, të kujtojnë periudhën e Stalinit”, shkroi Poroshenko i cili kujtoi se Rusia si agresor do të paguajë çmimin dhe se mbarë bota është me Ukrainën.

“Krimea është Ukrainë”, porositi Poroshenko në fund të postimit.

Artikulli paraprakSi mund të luftoni përtacinë dhe të bëni sport
Artikulli vijuesMinistri grek: Idomeni pothuajse një kamp përqendrimi bashkëkohor