Porosi nga i Dërguari i Allahut, alejhi selam, për ty motër

– Dhënia e sadakasë bashkëshortit dhe familjes

Transmetohet nga Zejnebja, gruaja e Abdullah ibën Mes’udit, radijallahu anhu se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Jepni sadaka o ju gra qoftë edhe prej arit tuaj (që e keni për zbukurim). Ajo ka thënë: jam kthyer tek Abdullah ibn Mes’udi e i kam thënë: Ti je njeri jo shumë i pasur dhe i Dërguari i Allahut na ka urdhëruar të japim sadakë (lëmoshë) shko dhe pyete, nëse më lejohet të jap ty e nëse jo t’ja jap dikujt tjetër. Abdullah ibn Mes’udi më tha: më mirë shkoni ju. Shkova, dhe takova një grua pranë derës së të Dërguarit të Allahut, dhe shembulli i saj ishte sikur i imi.) Doli Bilalli radijallahu anhu e ne i thamë: hyj tek i Dërguari i Allahut (I Dërguari i Allahut kishte shumë burrëri d.m.th. ne kishim turp për ta shikuar atë) dhe i trego se dy gra pranë derës së tij pyesin:
“A u lejohet dhënia e sadakasë bashkëshortëve të tyre dhe jetimëve në shtëpitë e tyre dhe mos i trego se kush jemi.” Atëherë hyri Bilalli te i Dërguari i Allahut sallahu alejhi ve selem dhe e pyeti. I Dërguari Allahut i tha kush janë ato? Ai u përgjigj: një grua prej ensarëve dhe Zejnebja. Cila Zejnebe? – pyeti i Dërguari i Allahut. Bilalli u përgjigj: gruaja e Abdullah ibn Mes’udit. I Dërguari i Allahut atëherë tha: “Ato kanë dy shpërblime, një shpërblim për të afërmit dhe një për sadaka.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi. Ky është teksti i Muslimit).

– Dëgjimi i bashkëshortit

Transmetohet nga Aishja r.a. se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Nuk i lejohet një gruaje të agjërojë kur burri i saj është prezent, vetëm me lejen e tij dhe ajo s’duhet ta lejojë askend të huaj në shtëpinë e tij, vetëm me lejen e tij.“ (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Transmetohet gjithashtu nga Ebu Hurejra se i Dërguari i Allahut slallahu alejhi ve selem ka thënë: “Nëse e thërret bashkëshorti gruan e tij në shtrat e ajo nuk i përgjigjet dhe ai flen i hidhëruar nga ajo e mallkojnë melekët derisa të zgjohet.’’ (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Motra ime, nëse nuk lejohet t’i bëhet adhurim (vullnetar) Allahut pa e pyetur burrin, a mendon se në punët e dynjasë duhet të bëjmë diçka pa e pyetur atë. Kujdes që mos ta folësh një fjalë apo ta bësh një vepër e të hidhërohen melekët dhe të mallkojnë, Allahu na ruajtë. Kujdes ngase burri juaj është ai i cili më së shumti të don dhe i din sekretet tua dhe ai për ty bën gjithçka që ti të jesh e lumtur andaj mos u ngut ta hidhërosh atë se pasojat mund të jenë të paharrueshme.

– T’i duash vajzat e tua më shumë se veten tënde ke si shpërblim xhenetin

Transmetohet nga Aishja r.a. se ka thënë: “Më erdhi një grua e varfër e cila i mbante dy vajza në duar, ia dhashë tri hurma , ajo ia ndau secilës prej tyre nga një hurme dhe e ngriti një hurmë tek goja e saj që ta hante por vajzat e saj ia kërkuan edhe atë e ajo e ndau atë hurmë në dy pjesë dhe ia dha të dyave. Aishja r.a. ka thënë: më çuditi gjendja e saj dhe e përmenda këtë veprim te i Dërguari i Allahut s.a.v.s e ai më tha: “Allahu ia ka bërë obligim hyrjen në xhenet me ato dy (vajza) apo do ta liroj atë prej zjarrit për shkak të atyre dyjave.’’ (Transmeton Muslimi)

Përktheu: Bedri Robaj

Artikulli paraprakDeklarat shokuese e peshkopit: Pedofilia nuk është krim
Artikulli vijuesGuajana njeh pavarësinë e Kosovës