Porosia e Umer Ibnul-Khatabit para se të vdiste

Ka transmetuar Ibn Ebij Dun`ja nga Jahja Ibn Ebij Rashid el-Basrij, i cili ka thënë: I tha ‘Umeri të birit të tij:
“Shpejto me qefinosjen time, sepse nëse kam ndonjë të mirë tek Allahu… ti po më shpie atje ku është më e mirë për mua, dhe nëse nuk kam ndonjë të tillë, atëherë më merr rrëmbimthi dhe shpejto drejt gropës sime, sepse nëse kam ndonjë të mirë tek Allahu, Ai do ma zgjerojë (varrin) aq sa shikon syri.

E nëse nuk kam ndonjë të mirë… Ai do ma ngushtojë gjer sa brinjët të më futen brenda njëra-tjetrës; si dhe të mos më përcjellë asnjë grua, dhe as të mos më lavdëroni për gjëra që s’i kam, se vërtetë, pasha Allahun, Ai është më i Dituri rreth meje.

Dhe nëse dilni (me kufomën time), atëherë shpejtojini hapat kur të më ngrini, sepse nëse kam tek Allahu ndonjë të mirë, ju po më çoni atje ku është më e mirë për mua, e nëse nuk kam ndonjë të tillë, atëherë po e hiqni një të keqe që po e mbani mbi qafat tuaja.”

[Transmetuar nga Ibn ‘Asakir në “Tarijkh Dimeshk” (44/446), nëpërmjet rrugës së Ibn Ebi Dun`jas, dhe e ka përcjellë el-Muttekij el-Hindij në “Kenzul-‘Ummal” (36035), dhe ia referoi Ibn Ebi Dun`jas në “el-Kubur”.

Artikulli paraprakSi të bëhesh më i forti i njerëzve?
Artikulli vijues4 shkaqet e pakësimit të besimit