Portugali: Sekuestrim rekord i eurove false

Policia në Portugali ka bërë atë që e përshkruajnë si “sekuestrimin më të madh në botë të eurove të falsifikuara”. Një deklaratë e policisë gjyqësore të mërkurën, njoftoi se kishte konfiskuar 380 mijë e 200 euro në para të rreme.

Te 1901 kartëmonedhat e falsifikuara 200-euroshe u zbuluan gjatë një operacioni policor të martën në qytetin verior të Porto-s. Zyrtarët kanë thënë se, gjatë këtij operacioni është arrestuar një 46-vjeçar i huaj, por nuk kanë bërë të ditur identitetin dhe kombësinë e tij.

Sipas zyrtarëve, banknotat e rreme ishin të një “cilësie të jashtëzakonshme”. Policia thotë se eurot false kanë qenë në qarkullim për një dekadë në disa vende evropiane, përfshirë edhe Bullgarinë, Gjermaninë, Italia, Portugalinë dhe Spanjën.

Policia portugueze gjatë një operacioni të zhvilluar më parë këtë muaj, kishte konfiskuar banknota të rreme në vlerë prej 30 mijë eurosh.

Artikulli paraprakShpërthim i madh në Damask
Artikulli vijuesSHBA: Strategji e re ndaj piraterisë kibernetike