“Presidencialet amerikane 2016”, sondazhet: Hillary 3% mbi Trump

Republikanët duket se janë duke i mbyllur rrugët Donald Trump në kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale për Shtëpinë e Bardhë, duke ndihmuar në reduktimin e avantazhit ndaj Hillary Clinton nga 46% në 43%, sipas një sondazhi të Wall Street Journal/Nbc News.

Bëhet fjalë për të dhëna që paraqesin marzhin më të ulët pas një avantazhi prej 11 pikësh të ish-zonjës së parë në muajin prill, çka shënon rënien e parë, siç raporton sajti Wsj/Nbc, nën 50% në një duel të mundshëm me manjatin.

Senatori i Vermontit, Bernie Sanders duket se ka 15 pikë avantazh, 54% deri në 39%, në një sfidë me Trump.

Edhe në këtë sondazh, Trump e Hillary dalim me imazhin më të keq në historinë moderne të zgjedhjeve presidenciale, me respektivisht 58% dhe 54% të opinioneve negative, transmeton tesheshi.com

Artikulli paraprakKryeministri britanik blen një makinë të përdorur për gruan (FOTO)
Artikulli vijuesNoam Chomsky për Donald Trump: një shenjë e kobshme për rracën njerëzore