Presidenti iranian viziton Italinë dhe Francën

Burimet diplomatike në Romë, kanë njoftuar se presidenti iranian Hassan Rohani, gjatë javës së ardhshme do ta vizitojë Italinë dhe Francën.

Ky do të jetë udhëtimi i tij i parë në Evropë që nga heqja e sanksioneve ndaj vendit të tij, bazuar në marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore.

Zyrtarët italianë thanë se Rohani do të qëndroj në Itali më 25 dhe 26 janar derisa më 27 janar do të qëndroj për vizitë në Paris.

Në kuadër të takimeve të tij në Romë, Rohani pritet të takohet me presidentin dhe kryeministrin italian si dhe një grup të udhëheqësve të bizneseve në Itali.

Bëhet me dije se më 26 janar, Rohani do të takohet edhe me Papa Françeskun.

Vizita ka qenë e planifikuar për muajin nëntor të vitit të kaluar por e njëjta është anuluar pas sulmeve terroriste në Paris më 13 nëntor.

Artikulli paraprakKonfirmohet zhdukja e tre amerikanëve në Irak
Artikulli vijuesVizita e papritur e kryeministrit të Australisë në Irak