Presidenti Ivanov nuk përfill gjuhën shqipe

Presidenca e Maqedonisë vazhdon të mos aplikojë gjuhën shqipe dhe komunikimin në shqip me mediat shqiptare.
Kjo praktikë po ndodhë edhe me zgjedhjen e Gjorgje Ivanov në këtë detyrë, kabineti i të cilit tashmë ka ngelur edhe pa zyrtarin shqiptar për informim, i cili ditëve të fundit është suspenduar nga detyra.

Ivanov i zgjedhur si president i të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe votat e shqiptarëve, i është shmangur përgjigjes se përse nuk po përdoret gjuha shqipe në portalin zyrtar informativ të presidencës.

Mungesa e gjuhës shqipe është regjistruar edhe në të gjitha portalet zyrtare të ministrive dhe drejtorive qeveritare, përjashtuar ministritë që udhëhiqen nga ministra shqiptarë.

Disa ministri që më parë drejtoheshin nga ministra shqiptarë dhe tashmë nga ata maqedonas, kanë hequr nga përdorimi gjuhën shqipe. Në mediat shqipe në Maqedoni në disa raste janë nxitur debate lidhur me këtë çështje, mirëpo ajo akoma gjen përgjigje negative nga pala maqedonase. /Ina/kohaislame

Artikulli paraprakKriza në Greqi, rritet numri i vetëvrasjeve
Artikulli vijuesKurti takon presidentin Topi