Prezantohet zyrtarisht Huawei G8

Kompani Huawei ka prezantuar zyrtarisht telefonin G8 në Kinë.
 
Huawei G8 posedon ekranin 5.5-inç me rezolucion prej 1920×1080 pikselë dhe 401 ppi dhe procesorin 64-bit Snapdragon 615 SoC (tetë bërthama CPU, Adreno 405 GPU).
 
Kjo kompani kineze ofron dy versioni të këtij telefoni.
 
Një version vjen me 2 gigabajt të RAM memories dhe 16 gigabajt të hapësirës së brendshme, ndërsa versioni tjetër vjen me 3 gigabajt të RAM memories dhe 32 gigabajt të hapësirës së brendshme, transmeton Koha.net. Ata të cilët kanë nevojë për më shumë hapësirë, në dispozicion kanë hapësirën për kartelën microSD me kapacitet deri në 64 gigabajt.
 
Në anën e pasme të Huawei G8 gjendet kamera prej 13 megapikselë, ndërsa në anën e përparme kamera prej 5 megapikselë. Të gjitha këto mundësohen nga bateria prej 3000 mAh, ndërsa për mbështetjen softuerike përkujdeset sistemi operativ Android 5.1 për ndërfaqes Huawei Emotion UI. Gjithashtu posedon edhe sensorin për gjurmë të gishtave si dhe mbështetjen për lidhjen 4G.
 
Huawei G8 do të jetë në dispozicion me ngjyrë të zezë, të bardhë dhe ngjyrë ari, me çmim prej rreth 370 dollarë për versionin me 2 gigabajt të RAM memories dhe 435 dollarë për versionin me 3 gigabajt.
Artikulli paraprakTurqi: Shpërthen automobili – bombë, ka të vrarë
Artikulli vijuesShqiptari i zhdukur në Greqi gjendet i vdekur