Prindërit vaksinojnë fëmijët kundër Streptokokit

Shumë prindër janë të interesuar që fëmijët e tyre t’i vaksinojnë dhe t’i mbrojnë ndaj infeksionit të virusit dhe bakteries streptokok pneumoni pasiqë nga shtatori është vendosur si vaksinë në shtëpitë e shëndetit.

Mbrojtja ndaj këtij virusi parashihet për fëmijët deri në 5 vjet vecanërisht ato që frekuentojnë cerdhet pasiqë kjo vaksinë jep shumë imunitet ndaj sëmundjeve.

Mjekët këshillojnë që këtë vaksinë e cila është pa pagesë por jo e detyrueshme të mbrohen të drejtat e fëmijëve që shkojnë nëpër parashkollore apo cerdhe, informojnë se shumë prindër tashmë janë të interesuar të vaksinojnë fëmijët e tyre.

‘’Me rëndësi është që fëmijët kur të marin vaksinën të jenë të shëndoshë dhe të mos kenë temperaturë apo simptoma të gripit. Vaksina ka mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë të bëjnë termine tek mjekët amë. Imuniteti që e marin fëmijët nga kjo vaksinë është më i fortë’’, theksojnë nga reparti pediatrik.

Artikulli paraprakNga janari bazë më e ulët e pensioneve invalidore
Artikulli vijuesPjestari i njësisë speciale detyron qytetarin të bëj "skleka"