Pritën mbi tri orë për t’i parë familjarët e arrestuar në Kumanovë

Familjarët e të arrestuarve në rastin e Kumanovës janë detyruar të presin më shumë se tri orë para dyerve të burgut të Shutkës në Shkup për t’i vizituar të afërmit e tyre, të cilët sipas avokatëve, janë të keqtrajtuar nga policia maqedonase në mënyrë çnjerëzore.
Avokati Naser Raufi, i cili mbron interesat e tetë të arrestuarve, ka thënë se disa nga familjarët i kanë përfunduar vizitat gjatë të hënës dhe një pjesë tjetër e familjarëve vizitat po i kryejnë sot, por ka theksuar se vizitat do të vazhdojnë edhe ditët e tjera gjatë kësaj jave, raporton KTV.
 
Avokati ka thënë se bazuar në vizitën që ua ka bërë klientëve, por edhe bazuar në atë që i kanë thënë familjarët, gjendja shëndetësore e të paraburgosurve është e rëndë, si pasojë e rrahjeve që kanë pësuar nga organet e rendit në Maqedoni, transmeton Koha.net.
 
Mediet në Maqedoni raportojnë se të paraburgosurit shqiptarë kanë kërkuar ndihmë urgjente nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. 
Artikulli paraprakGashi: Vendimi më i rëndë në basketbollin e pasluftës
Artikulli vijuesKeqtrajtime të tmerrshme të azilkërkuesve nga policia gjermane