Prokurorit Special konfirmon se nuk është duke e kërkuar Haradinajn

Zyra e Prokurorit Special për Krime lufte në Kosovë, David Schwendiman ka njoftuar se nuk ka kërkuar e as nuk ka lëshuar ndonjë urdhër për ndalimin apo ekstradimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj për në Serbi.

Këtë e ka konfirmuar vet Schwendiman, i cili në një prononcim për të përditshmen serbe “Vecernje novosti”, ka thënë se ai s’ka lëshuar një kërkesë të tillë, transmeton Indeksonline.

“Ramush Haradinajn e kanë arrestuar autoritetet franceze me një urdhërarrest të lëshuar nga vet Serbia, e ndalimi i tij nuk është bërë me kërkesën time”, ka thënë ai, duke mos dashur të flas më shumë për hetimet që po vazhdojnë e as për atë se kush mund të jenë të dyshuarit potencial ndaj të cilëve mund të ketë aktakuzë.

“Ende nuk kemi arritur në atë pikë”, ka thënë tutje Schwedimen.

Artikulli paraprakThaçi: Rusia po armatos serbët
Artikulli vijuesBënë shqiponjën, ministri grek: Dënim deri në 5 vjet?