Pronari i pompës së benzinës “Vëllezërit Dobruna” në fshatin Llozicë, në magjistralen Pejë-Prishtinë, ka kundërshtuar vendimin e inspektorëve të Ministrisë së Infrastrukturës që të fillojnë punimet për zgjerimin e rrugës qe ishte bllokuar qe gati tri vjet.
Ai u ka kërkuar dy javë kohë inspektorëve të MI-së të mos filluar rrënimin e një pjese të biznesit të tij për zgjerimin e rrugës, raporton Indeksonline.
“Nëse ministri (Lutfi Zharku) nuk më jep afat deri me të 13-in, e ma prek pronën atëherë thuaj se ma ka një gjak borxh, sepse prona është e shenjtë me ligj e me kanun”, ka thënë pronari i pompës së benzinës, drejtuar policisë dhe inspektorëve.
Kjo rrugë ka pothuajse tre vite që është bllokuar nga pronari i kësaj pompe, derisa sot në mëngjes inspektorati i MI-së dhe me asistencë me policinë kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës, pasi që ka mbetur vetëm kjo pjesë pa shtruar në rrugën me katër korsi.