Propolisi, e cila është një substancë rrëshinore e prodhuar nga bletët, me qëllim për të mbajtur mjaltin në hojet e zgjoit njihet prej shumë shekujsh në mjekësinë popullore për shkak të përdorimit të saj të shumtë kundër sëmundjet e sezonit të ftohtë si ftohjet, dhimbjet e fytit apo alergjitë e ndryshme.
Por, kohët e fundit kjo substancë e prodhuar nga bletët është bërë objekt i një studimi që synon t’i japë statusin e një ilaçi kundër qelizave kancerogjene që shkaktojnë kancerin e prostatës. Eksperimenti është ushtruar mbi disa minj, nga ka rezultuar se te ato kafshë që u trajtuan me substancën propolis vihej re një reduktim në masë i tumorit të prostatës. Sipas studiuesve, nëse minjtë ushqeheshin çdo ditë me propolis, qelizat kancerogjene pushojnë së rrituri, përkundrazi, në momentin që trajtimi me këtë substancë ndërpritej, fillonte përsëri zhvillimi i tumorit, raporton gazeta Shqip.
Sipas studiuesve, nuk është se me këtë substancë shkatërrohet kanceri, por qelizat kancerogjene pushojnë së rrituri dhe në këtë mënyrë mund të kapet në kohë sëmundja përpara se të përparojë. Kështu, aftësia për të mbajtur nën mbikëqyrje rritjen e tumorit, bën që ai të mund të trajtohet më me kujdes dhe të ekzistojë një shans më shumë për të pasur sukses në shkatërrimin e tij. Gjëja më e mirë në këtë rast është se kemi të bëjmë me një mjekim më se natyral, që i shtohet ndërkohë përpjekjeve të tjera të arritura nga mjekësia në luftën kundër sëmundjes së kancerit.
You Might also Like
Zbuloni me kohë sëmundjet e veshkave
Shenjat dhe simptomat:1. Sistemi tretës: Anoreksi, pështjellim, të vjella.2. Gjaku: hemorragji si pasojë e keqfunksionimit…
By
Redaksia
2 Min Read
Cili ushqim ndikon në parandalimin e rënies së flokut?
Proteina Kryesisht edhe flokët janë të krijuara nga proteinat, prandaj është e sugjeruar konsumimi i…
By
Redaksia
2 Min Read
Përse na 'rrudhen' gishtat në ujë
Rezultatet e një kërkimi nga nje grup shkenctarësh ne univerzitetin Britanik në Njukasll tregojnë që…
By
Redaksia
1 Min Read
Mbroni dhëmbët tuaj
Për të pasur dhëmbë sa më të shëndetshëm duhet bërë kujdes edhe me ato ushqime…
By
Redaksia
2 Min Read
Dietat e dështuara dobësojnë imunitetin
Shumë njerëz të cilët pavarsisht djetave të shumta që mbajnë për të rënë në peshë…
By
Redaksia
1 Min Read
Buka e bërë pa hile, të shijon dhe nuk të fryn
Buka integrale dhe e bërë me brumë të ardhur është më pak kalorike, nuk irriton…
By
Redaksia
5 Min Read
