Protestë para BBC në Londër, për heshtjen me rastin e masakrës mbi studentët muslimanë

Qindra aktivistë të të drejtave të njeriut u tubuan përballë selisë së kanalit televiziv BBC në Londër duke protestuar ndaj heshtjes së kësaj medie, përballë vrasjes së myslimanëve.

Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe të luftës kundër racizmit, dënuan neglizhencën dhe heshtjen e mediave perëndimore përballë vrasjes së 3 studentëve myslimanë në kampusin universitar në Karolinën e veriut në SHBA. Oratorët në këtë tubim proteste akuzuan mediat perëndimore me në krye BBC për standarde të dyfishta, spekulime dhe manipulime dhe për përcjelljen në mënyrë selektive të informacioneve.

Artikulli paraprakBE miraton masa të reja kundër terrorizmit
Artikulli vijuesNë Angli dhe Uells popullsia muslimane është dyfishuar në 10 vitet e fundit