Pse Islami nuk ka nevojë për reformim

Muajt e fundit, thirrjet klishe për reformimin e Islamit, një fe 1400 vjeçare, janë shtuar. “Kemi nevojë për reformim mysliman,” deklaroi Newsweek. “Islami ka nevojë për reformim nga brenda,” shkroi Huffington Post. Pas masakrës së Parisit në janar, Financial Times ishte dakord me ata në perëndim që besonin se presidenti shekullar egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, “mund të shfaqej si një Martin Luter në botën myslimane”. (Kjo mund të jetë e vështirë, meqenëse Sisi, sipas Human Rights Watch, miratoi “sulme vdekjeprurëse të paramenduara” kundër protestuesve kryesisht të paarmatosur, gjë që mund të përbëjë “krim kundër njerëzimit”.)

Pastaj vjen Ayaan Hirsi Ali. Shkrimtarja me origjinë somaleze, ateistja dhe ish-myslimania që ka botuar një libër të ri: “Heretic: pse Islami ka nevojë për reformim tani”. Ajo është shfaqur në ekrane dhe faqe editorialesh për t’u bërë thirrje myslimanëve, liberalë e konservatorë, të braktisin disa nga bindjet e tyre themelore, duke u bashkuar rreth një Luteri mysliman. Nëse masa e gjerë e myslimanëve do t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes për reformë nga një grua që e ka përshkruar besimin e tyre si “kult vdekje nihilist, destruktiv” që duhet “shkatërruar”, dhe që ka sugjeruar se Benjamin Netanyahu duhet të marrë çmimin Nobël për paqen, kjo është një çështje tjetër.

Kjo narrativë nuk është e re. Kolumnisti i famshëm i New York Times Thomas Friedman bëri thirrje për reformim islamik që në 2002; studiuesit amerikanë Charles Kurzer dhe Michaelle Browers i çojnë rrënjët e kësaj “analogjie për reformim” në fillim të shekullit të 20, duke shënuar se “gazetarët konservatorë kanë qenë po aq të përkushtuar sa studiuesit liberalë në kërkim të Luterëve myslimanë.”

Me sa duket, kushdo që dëshiron të fitojë luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe të shpëtojë shpirtin e Islamit, pa përmendur transformimin e Lindjes së Mesme të ngecur në vend, duhet të jetë në përkrahje të këtij procesi. Tek e fundit, Krishtërimi pati Reformacionin e tij, vijon argumenti, i cili u pasua nga Iluminizmi, shekullarizmi, liberalizmi dhe demokracia moderne evropiane. Pse Islami nuk mund të bëjë të njëjtën gjë? Dhe a nuk duhet që perëndimi të ofrojë ndihmë?

Realiteti është se debati për reformimi i Islamit në stilin e krishterë është hipokrizi. Le të marrim në konsideratë idenë e një “Luteri mysliman”. Luteri nuk vari në derën e kishës në Wittenberg in 1517 thjesht një letër me 95 pika, ku denonconte abuzimet e klerikëve brenda kishës katolike. Ai kërkoi gjithashtu që fshatarët gjermanë të ngriheshin kundër pronarëve të tyre feudalë “t’i vrisnin”, duke i krahasuar ata me “qenë të tërbuar”, dhe shkroi pamfletin “Mbi çifutët dhe gënjeshtrat e tyre” më 1543, ku iu referohej çifutëve si “njerëz të djallit” dhe bëri thirrje për shkatërrimin e shtëpive të çifutëve dhe sinagogave. Siç ka vëzhguar sociologu amerikan dhe studiues i holokaustit Ronald Berger, Luteri ndihmoi në thmeleimin e antisemitizmit si “një element kyç në kulturën gjermane dhe identitetin e tyre kombëtar”.

Reformacioni protestant i hapi njëkohësisht derën një gjakderdhjeje të paprecedent në shkallë kontinenti. I kemi harruar luftërat fetare franceze? Apo luftën civile angleze? Dhjetëra milionë të pafajshëm vdiqën në Europë; deri në 40 për qind e popullsisë gjermane mendohet të jetë vrarë në luftën tridhjetëvjeçare. Kjo është ajo duam të përjetojë bota me shumicë myslimane e infektuar tashmë nga konfliktet sektare, pushtimet e huaja dhe trashëgimia e hidhur e kolonializmit, gjithçka në emër të reformës, progresit dhe liberalizmit madje?

Islami nuk është Krishtërimi. Të dy besimet nuk janë analoge, dhe është padituri, mos të përmendim arrogancën, të pretendohet ndryshe – ose të përpiqemi t’i imponojmë një këndvështrim linear eurocentrik të historisë vendeve me shumicë myslimane dhe të ndryshme në Azi ose Afrikë. Çdo besim ka traditat e tij dhe tekstin e vet; ndjekësit e çdo besimi janë prekur nga gjeopolitikat dhe proceset socio-ekonomike në rrugë të ndryshme. Teologjitë e Islamit dhe Krishtërimit, veçanërisht, janë shumë larg njëra-tjterës: e para, nuk ka pasur kurrë një klasë klerikësh në modelin e kishës katolike që jep llogari përpara një pape të caktuar në mënyrë hyjnore. Kështu që, kundër kujt do të drejtohet “reformacioni islamik”? Në derën e kujt do të gozhdohen 95 fetvat?

E vërteta është se Islami e ka përjetuar tashmë reformacionin e këtij lloji, në kuptimin e shtimit të rrymave kulturore dhe një proces “purifikimi” të supozuar. Dhe nuk prodhoi një utopi pluraliste, shumëbesimëshe, tolerante, një Skandinavi buzë Euftatit. Përkundrazi, prodhoi… mbretërinë e Arabisë Saudite.

A nuk ishte reformë ajo që iu afrua masave të Hijazit nga Muhammad Ibn Abdul Wahhab, hoxha i shekullit të 18 që bëri aleancë me Shtëpinë e Saudëve? Ai ofroi një islam të sterilizuar, i pastruar nga ato që ai quante inovacione, të cilat përmbanin shekuj studimesh dhe komentesh, dhe refuzoi autoritetin e ulemasë tradicional, ose autoritete e fetare.

Disa mund të thanë se, nëse e meriton dikush titullin Luter Mysliman, atëherë ky është Ibn Abdul Wahhab, i cili, në syrin e kritikëve të tij, përshtati puritanizmin e Luterit me antipatinë e murgjve gjermanë për çifutët. Qëndrimi kundërshtues i Ibn Abdul Wahhab ndaj teologjisë myslimane, shkruan biografi i tij Michael Crawford,”e bëri atë dënoi pjesën më të madhe të Islamit të kohës së tij” dhe e bëri atë që të konsiderohej heretik nga familja e tij.

Mos më keqkuptoni. Reformat janë të nevojshme në gjithë botën me shumicë myslimane: politike, socio-ekonomike si dhe fetare. Myslimanët kanë nevojë të rizbulojnë trashëgiminë e tyre të pluralizmit, tolerancës dhe respektit të përbashkët – e mishëruar, le të themi, në letrën e Profetit për murgjit e manastirit të Shën Katerinë, ose “bashkëjetesa” e Spanjës myslimane në mesjetë.

Ajo për të cilën ata nuk kanë nevojë janë thirrjet dembele për reformacion islamik nga njerëz që nuk janë myslimanë ose janë ish-myslimanë, përsëritja e të cilave tregon sa të cekët, ahistorikë e madje kundër historikë, janë disa nga komentatorët kryesorë të perëndimit për këtë çështje. Me sa duket, për ata është shumë e thjeshtë që tkurrin debatin e ndërlikuar në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm në një radhë klishesë, sloganesh e batutash, sesa të hetojnë shkaqet themelore ose tendencat historike; akoma më e lehtë të nderosh kritikët më ekstremistë e më të dyshimtë të islamit, ndërkohë që injorohen zërat e studiuesve myslimanë, akademikëve dhe aktivistëve.

Hirsi Ali, për shembull, u sajdis me elozhe dhe pyetje të buta në intervistat e saj mediatike në SHBA, nga New York Times te Fox News. (“Një hero i kohës son”, ishte një titull në Politiko). Për çudi, vetëm komediani Jon Stuart, në The Daily Show, ishte i gatshëm t’i vinte në dukje Hirsi Alis-së se heroi i saj reformator dëshironte “një Krishtërim më të pastër” dhe ndihmoi për krijimin e “njëqind viteve dhunë e kaos.”

Ndjesë Luterit, por nëse dikush dëshiron t’i bëjë të njëjtën gjë fesë islame sot, ai lideri i Isis-it, Abu Bakr al-Baghdadi, që pretendon se përdhunon e grabit në emër të Islamit “në formë të pastër” – i cili, për koicidencë, nuk i pëlqen dhe çifutët. Ata që bëjnë thirrje për reformim të Islamit duhet të tregojnë kujdes për atë çfarë dëshirojnë.

  • Mehdi Hasan është prezantues i Al-Jazeera në gjuhën angleze. Marre nga The Guardian.
Artikulli paraprakJa përse duhet t’i hani edhe farat e shalqirit
Artikulli vijuesAbuzimi i Satirës