Pse ka rëndësi shtypja e gjakut?

Në rast se shtypja e gjakut është e lartë (hipertensioni) atëherë domosdoshmërisht duhet të kërkohet ndihma e mjekut, sepse hipertensioni mund të shkaktojë edhe vdekjen e personit. Në ShBA cdo i treti person i rritur vuan nga tensioni i lartë.

Shumë persona me shtypje të lartë të gjakut nuk janë të vetëdijshëm për simptomatologjinë që shkakton ai, prandaj nuk diagnostifikohen me kohë, e kur të diagnostifikohen mund të jetë vonë, sepse shumë nga organet e tyre mund të jetë dëmtuar.

Hipertensioni mund të shkaktojë goditje në tru dhe mund të i dëmtojë keqas organet si veshkat, sytë madje edhe arterien e cila furnizon muskujt e zemrës me gjak.
Shtypja normale ose tensioni normal i gjakut si vlersojnë mjekët sillet 120/80 mmHg, kurse tensionet prej 120/80 deri 140/90 janë indikatorët e parë të hipertensionit. Kur shtypja e gjakut është në këtë shkallë ajo nuk kërkon domosdoshmërisht ndërhyrje mjekësore por kërkon ndryshim të stilit të jetës dhe diciplinë në ushqim.
Nëse keni mbipeshë duhet të mbani diet e njëkohsisht duhet të kujdeseni që të reduktoni sasinë e kripës që e futni në organizëm.
Nëse tensioni juaj sillet 120/80 dhe 140/90 dhe nëse keni probleme kardiovaskulare dhe diabet apo vuani nga s’mundet e veshkave atëherë preferohet ta vizitoni mjekun.
Në momentin kur tensioni juaj kalon shkallën 140/90 atëherë diagnoza është e qartë ju vuani nga hipertensioni. Ndërrimi i stilit të jetës, dietat nuk mjaftojnë. E vizita e mjekut është e domosdoshme.
Në rast të diagnostifikimit me hipertension ekspertët këshillojnë që ti shmangeni gjellave të kripura, duhet të konsumoni perime, mish pershku, fasule dhe arra. Paralelisht me këto duhet vazhdimisht të merreni me ushtrime fizike. Pesha juaj duhet të sjellet në suaza të normales. Për të tjerat përkujdeset mjeku./infoGLOBI/kohaislame

Artikulli paraprakSëmundjet më vdekjeprurëse në botë
Artikulli vijuesTrajtimi i depresionit dhe epilepsisë