Pse nuk hapet Aeroporti i Kukesit, investimi arab prej 30 million USD?

Aeroporti i Kukesit eshte lene ne harrese, ndërkohë që ka ndërtimi i tij ka përfunduar prej vitësh. Ky aeroport mban emrin e Zaid Bin Sulltan, Mbretit të Emirateve të Bashkuara Arabe, shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 hektarë, 3 kilometra larg qytetit të Kukesit, dhe është i kategorisë ndërkombëtare C. Sipas projektit të ndërtimit, në këtë aeroport është parashikuar që të zbresin njëherësh deri 5 aeroplane. Ky investim i rëndësishëm i ndërtuar 11 vite më parë ende është në pritje të vënies në punë. Agjensitë e udhëtimit thonë se me vënien në punë të Aeroportit të Kukesit do të shkurtohet koha e fluturimit dhe udhëtarët do të paguajnë më pak taksa dhe më lirë biletën e fluturimit. Aeroporti i Kukesit nisi të ndërtohej në vitin 1998, në kohën e krizës së Kosovës. Investimi prej 30 milionë dollarë për ndërtimin e aeroportit ishte falas nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Aeroporti i Kukesit u projektua gjatë krizës së Kosovës në vitin 1999, i argumentuar si një mirënjohje për atë që bëri Kukesi në ndihmë të refugjatëve të luftës, ndërsa ka nisur së ndërtuari në vitin 2003. Ne një takim të zhvilluar në Prefekturën e Kukesit aso kohe, specialistet e ardhur nga Emiratet arabe kishin sjellur mesazhin e Mbretit Sheikut Zaid Bin Sulltan për të investuar fuqishëm në Kukës, sidomos në fushën e turizmit. Gjate këtij takimi, specialistët e Emirateve të Bashkuara kanë kërkuar nga Qeveria shqiptare dhe autoritetet vendore të Kukesit që të eliminojnë problemet për veprim sa më efikas. “Do ta bëjmë Kukesin për ta pasur zili edhe Zvicra, pasi është porosi edhe e Mbretit, Sheikut Zaid Bin Sulltan, por më pare eliminoni problemet dhe forconi rendin”, kështu kishin deklaruar në mënyrë konfidenciale specialistet e Emirateve të Bashkuara arabe pushtetarëve lokale të Kukesit. Pas përfundimit të luftës kosovare është Qeveria e EBA-se qe ka realizuar investimet më të mëdha për Kukësin, sic janë asfaltimet e rrugëve të qytetit, ndërtimet e ujësjellësit të ri për Kukesin me nje financim prej 600 mije dollaresh. Nderkohe qe per fazen e emergjences per Aeroportin e Kukesit, Qeveria e EBA-se shpenzoi 4 milione dollare, ku beri te mundur uljen e avioneve, te cilet sillnin ndihma per refugjatet kosovare. Pas perfundimit te krizes kosovare, ne kete aeroport jane ulur avione, te cilet transportonin refugjate kosovare nga Korca e Maqedonia e qe me pas nga Kukesi transportoheshin me autobuse te UNHCR-se per ne Kosove. ***************************** Ndonëse tashmë Aeroporti me te gjitha detalet ka përfunduar ndërtimi i tij, me të gjithë treguesit dhe aksesorët e një aeroporti modern, ende nuk është vënë në punë. Tashmë, sipas ndërtuesve, ky aeroport është në gjendje të presë dhe të kryejë fluturime të të gjitha llojeve. Por, në mënyrë paradoksale kanë kaluar katër vjet nga data e inaugurimit. Gjithçka çalon te marrëveshja koncensionare që ka qeveria shqiptare me kompaninë gjermane, e cila ka për 25 vite nën administrim hapësirën ajrore të vendit. Në fakt, sipas specialistëve të aviacionit, nëse arrihet një kontratë më kompaninë Gjermane atëherë do të ishte me shumë interes për vendin tonë, duke ditur potencialet e mëdha ekonomike dhe tregtare. Aktualisht, të vetmit njerëz që prishin qetësinë e aeroportit janë rojet që ruajnë objektin. Negocitat për fluturimet nga Aeroporti i Kukesit Ishte folur për një takim mes Ministrisë së Transportit të ish qeverisë Berisha dhe kompanisë koncesionare Tirana Aeroport Partners, në mënyrë që të arrihej në një marrveshje për të vënë në punë aeroportin e Kukesit. Por nga ai takim nuk u zbardh asgje, pasi kompania gjermane që ka marrë me konçesion aeroportin e Rinasit ka eskluzivitetin e fluturimeve. Nga ana e tyre, shoqëria Tirana Aeroport Partners, e cila drejtohet nga koncerciumi Hochtief, shprehen se investimet e kryera nga shoqëria në 5 vitet në areoportin Nënë Tereza e fundit kapin vlerën e 50 milionë eurove dhe janë kryer në bazë të një marrëveshjeje firmosur në 2004, sipas të cilës u jepte të drejtë që të mbanin aeroportin Nënë Tereza, pa lejuar hapjen e asnjë pike tjetër, deri në vitin 2025 Për ndërtimin e aeroportit të Kukesit janë shpenzuar më shumë se 22 milionë dollarë, por fillimi i fluturimeve nga ky skaj verior i vendit mbetet ende në pikëpyetje. Ndërkohë qe aeroporti është nën administrimin e qeverisë shqiptare. Tregu monopol i aeroportit të Tiranës Shqipëria ka një prej aeroporteve civile ndërkombëtare më të shtrenjtë të rajonit. Aktualisht Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës Nënë Tereza administrohet nga kompania gjermane për një marrëveshje koncesionare prej 25 vjetësh. Kjo duket të jetë dhe arsyeja pse aeroporti mban taksa të larta aeroportuale për të gjithë kompanitë ajrore, të cilat çmimet ua mbartin më pas në bileta pasagjerëve. Aeroporti i Kukesit Aeroporti i Kukesit, harrohet investimi prej 30 million USD Një pasagjer shqiptar që udhëton me avion nga aeroporti Nënë Tereza drejt destinacioneve europiane paguan të përfshirë në këtë biletë: taksën aeroportuale 19 euro, taksën e ngritjes së avionit 12 euro dhe atë të uljes së avionit 9 euro, plus koston e shtuar të karburantit, i cili në Shqipëri është 25% më i shtrenjtë se në Europë. Këto janë disa prej arsyeve se përse shtetasit shqiptar kanë nisur gjithmonë e më shumë të prenotojnë fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, jo vetëm për destinacionet drejt Europës, por edhe drejt kontinenteve të tjera. Madje, edhe agjencitë turistike shqiptare kanë filluar që të ofrojnë shërbime udhëtimesh turistike nga aeroporti i Prishtinës, duke siguruar udhëtimin me autobus nga Tirana në Prishtinë. Shkurtimi i distancës rrugore mes dy vendeve, po bën që aeroporti i Prishtinës të funksionojë si low cost, duke kryer atë funksion që realisht mund ta bënte Aeroporti i Kukesit, por ky i fundit nuk ka të drejtën e fluturimeve ndërkombëtare.

Artikulli paraprakDITARI I NJE FOSHNJE TE ABORTUAR
Artikulli vijuesMë ka ardhur “në majë të hundës” me hipokrizinë e fondamentalistëve të Lirisë së Shprehjes