Kur i pyesni shtatzënat përse bebet qëllojnë barkun, ato do t’ju përgjigjen që bebet vetëm përpiqen t’i përqafojnë nga brenda. Secili aktivitet i vogël do të na bëjë të pyesim përse veprojnë bebet kështu. Goditja tregon shëndetin e mirë të bebes, zhvillimin dhe aktivitetin e saj. Bebja reagon menjëherë ndaj ndryshimeve në ambient, posaçërisht kur dëgjon tinguj të jashtëm.
Kur shtriheni në anën e majtë, goditja e bebes në bark bëhet më e fortë, për shkak se shton qarkullimin e gjakut në fetus. Nënat mund të presin goditje më të shumta pas ushqimit. Bebja fillon të shqelmojë pas nëntë javësh në stomak.
Një numër i vogël i goditjeve mund të tregojë për shëndet të dobët të bebes dhe sasisë së pamjaftueshme të oksigjenit. Nëse zvogëlohet numri i goditje pas 36 javësh, atëherë kjo është normale. Goditjet paraqiten edhe kur bebja ndjen se në çfarë pozicioni ndodheni.
Kur shqelmimet janë të rralla, nuk do të thotë se diçka nuk është në rregull, sepse ndoshta bebja pushon në mitër për 40-50 minuta. Në shtatzëninë e parë, goditjet paraqiten në mes të javëve 16 dhe 25 të shtatzënisë, ndërsa në shtatzëninë e dytë, në javën e 25-të.