Pse s’ka bereqet koha, paraja dhe të mbjellat?

Thotë Ibn Haxheri:
“Ka thënë Ibn ebu Xhemrah: Ka mundësi që kuptimi i afrimit të kohës të jetë shkurtimi i saj, siç ka ardhur në hadithin: “Nuk do të ndodhë Kijameti derisa viti të jetë sa një muaj muaji si një javë dhe një javë sa një ditë dhe një ditë sa një çast…”, në këtë kuptim shkurtimi mund të jetë figurativ por mund të jetë dhe i drejtpërdrejtë.
Kuptimi i drejtpërdrejtë i shkurtimit të kohës është diçka që nuk ka ndodhur akoma, dhe ndoshta kjo është diçka që do të ndodhë afër Kijametit.
Ndërsa kuptimi figurativ i saj, është ajo që ndjejnë njerëzit e dijes fetare dhe të mençurit që kanë njohuri nga dynjaja. Ata e shikojnë se nuk kanë mundësi të realizojnë prej punëve aq sa arrinin të realizonin më parë, dhe ankohen për këtë gjë dhe nuk e dinë shkakun e kësaj.

E ndoshta shkaku i kësaj është ajo që ka ndodhur prej dobësimit të besimit, për shkak se janë shfaqur gjëra që bien ndesh me fenë. Dhe më e madhja prej tyre është koha, sepse në të po ndodhin shumë harame dhe po shtohen dyshimet, aq sa shumë prej njerëzve nuk ndalen përpara asgjëje. Çdo gjë që ka mundësi ta bëjë e bën dhe nuk pyet (a është e lejuar apo e ndaluar).

Dhe realiteti tregon se bereqeti i kohës, i furnizimit dhe i të mbjellave, vjen prej forcës së besimit dhe pasimit të urdhërave të Allahut dhe largimit nga haramet. Argument për këtë është fjala e të Lartësuarit: “Dhe sikur banorët e fshatrave (dhe qyteteve) të besonin dhe të ishin të devotshëm, Ne do tu hapnim atyre begati nga qielli dhe nga toka”

“Fet’hul Barij”/ vëll 13. Fq. 19-20

Artikulli paraprakArma më e fortë e shejtanit
Artikulli vijues3 format se si largohet dituria nga njerëzit