PSHDK kundër veshjeve fetare në shkolla

Prishtinë, 16 gusht – Këto ditë është rihapur debati për lejimin e mbajtjes së shamisë, si veshje fetare, nëpër shkollat laike të Republikës së Kosovës. Nga ajo që kemi parë nga rekomandimet e komisionit dhe debatet rreth kësaj çështje të ndjeshme, kemi konstatuar se komisioni i ngritur nga Qeveria, është i përçarë, i fragmentuar dhe nuk i përfaqëson të gjitha palët në vend. Pikërisht për këtë, komisioni nuk ka arritur asnjë kompromis dhe këto janë arsye të mjaftueshme që shamia të mbetet jashtë shkollave.

Ne jemi kundër politizimit të kësaj çështjeje dhe i bëjmë thirrje qeverisë që në asnjë mënyrë të mos bëjë gafe të pafalshme me këto çështje kaq të ndjeshme për vendin dhe të ardhmen e tij, pothë perms një kumtese Partia Shqiptaro – Demokristiane nënshkruar nga kryetari Ukë Berisha. Po ashtu, PSHDK-ja është thellësisht e shqetësuar me presionin që bëhet për këtë çështje nga disa parti, të cilat në raste të caktuara kanë cenuar rëndë figurat tona kombëtare..

Kosova është përcaktuar të jetë shtet laik, prandaj futja e shamisë në shkolla sekulare, përbën një precedent të rrezikshëm për të ardhmen e Republikës së Kosovës si shtet laik dhe si një vend ku feja është e ndarë nga politika.

Artikulli paraprakBerisha reagon ndaj masakrës në Egjipt
Artikulli vijuesDalja e dhëmbëve të para të bebes, si mund ta ndihmoni