Puçistët, 50 mijë fishekë për operacionin kundër Erdoganit

Në operacionin në hotelin në Marmaris ndaj Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i cili ishte një nga synimet kryesore të planit për grusht shteti nga organizata terroriste FETO, ushtarëve u është thënë se “Do të realizojmë një operacion ndaj një lideri të rëndësishëm terrorist” dhe se në Marmaris kanë shkuar 40 ushtarë të njësitit të beretave të kuqe dhe helikopterë të pajisur me 50 mijë fishekë dhe municione të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Marrja në pyetje e ushtarëve të kapur pas operacionit ka nxjerrë në dritë hollësi në lidhje me operacionin e strukturës së Komandës së Bazës së Dytë Ajrore në Çigli të organizatës FETO.

Njoftohet se organizata FETO ka përdorur si një qendër të rëndësishme Komandën e Bazës së Dytë Ajrore që nga viti 1981 dhe se “imami i bazës” ka qenë Kapteri i Parë Zekeriya Kuzu.

Bëhet e ditur se Kapteri i Parë Kuzu u ka dhënë udhëzime madje edhe gjeneralëve pjesëtarë të organizatës FETO dhe se operacionin kundër presidentit Erdogan e ka planifikuar së bashku me Major Gjeneralin Gokhan Sahin Sonmezates me të cilin ka punuar së bashku edhe më parë, në Komandën e Bazës së Dytë Ajrore.

– “Do të realizojmë operacion ndaj një lideri të rëndësishëm terrorist”

Gjithashtu mësohet se afër 40 ushtarë të njësitit të beretave të kuqe janë sjellë në Izmir duke u thënë se “Do të realizojmë operacion ndaj një lideri të rëndësishëm terrorist”, dhe se Shefi i Shtabit të Komandës së Bazës së Dytë Ajrore në Çigli Koloneli Ramazan Elmas, edhe krahas urdhërit për “mospërkrahje të puçistëve”, ka ngarkuar në helikopterë 50 mijë fishekë dhe municione të tjera që ndodheshin në bazë dhe ka dhënë leje për fluturim për kryerjen e operacionit.

Është zbuluar se me arritjen në qiejt e Marmarisit të dy helikopterëve që transportonin ushtarët me bereta të kuqe, ushtarëve që po merrnin pjesë në operacion u është thënë se është marrë pushteti dhe se kanë ardhur për ta kapur presidentin Erdogan dhe se Major Gjenerali Sonmezates e drejtonte operacionin nga një helikopter tjetër.

Pjesëtari i organizatës FETO Kuzu dhe ushtarët me të që u zmbrapsën gjatë luftimeve, u arratisën drejt një zone pyjore në Marmaris.

Pranuan se ishin pjesëtarë të organizatës FETO.

Një pjesë e rreshterëve të Komandës së Bazës së Dytë Ajrore në Çigli e pranuan veprën.

Ushtarët që pranuan se janë pjesëtarë të organizatës FETO, gjithashtu pranuan se udhëzimet i kanë marrë nga një mësimdhënës civil, se kanë marrë pjesë në aktivitetet e organizatës dhe se 20 përqindëshin e pagave të tyre e kanë dërguar për organizatën.

Mësohet se ushtarët kanë theksuar se janë shfrytëzuar dhe mashtruar dhe se janë penduar për veprën.

Artikulli paraprakErdogan: Do të jemi Turqi e bashkuar
Artikulli vijuesIntervistë me Muhamed Zekirin, gazetarin objektiv shqiptar