Punime intensive për vendosjen e kryqit në Butel (FOTO)

Në lagjen Butel në rrethrrotullimin në hyrje të kësaj komune po vazhdojnë punimet intensive për ngritjen e kryqit gjigant mbi 50 metërsh.

Punëtorët e disa ndërmarrjeve janë aktivizuar për të realizuar me shpejtësi projektin, që u inaugurua me vendosjen e gurthemelit gjatë javës së kaluar shkruan ina. Por nga ana tjetër vërehen edhe forca policore që sigurojnë zonën dhe se bëhet fjalë për police civil, që sigurojnë zonën nga ndonjë incident i mundshëm.

Nga ana tjetër, BDI me aktivistët e saj protestoi fundjavën e kaluar por duke paralajmëruar referendum kundër ndërtimit të tij. Nga ana tjetër, përkundër kësaj, inicuesit e kryqit theksuan se ai do të bëhet gati brenda disa ditëve.

butel

Artikulli paraprak“Simbolet fetare dhe etnike, tendencë për provokim të bashkejetesës në Maqedoni”
Artikulli vijuesVIDEO – Ata që shtiren si të devotshëm me qëllim që të nderohen nga njerëzit