Putin: Rusia ende në gjendje për të furnizuar Evropën

0
174
Putin më 1 dhjetor, ka anuluar zbatimin e projektit, me të cilin çdo vit do të siguronte shpërndarjen e 63 miliardë metra kub të gazit natyror në Evropë përmes Bullgarisë.
 
Pasi që në fillimi të dhjetorit anuloi zbatimin e projektit Rrjedha e Jugut, presidenti rus, Vladimir Putin javën e kaluar tha se vendi i tij është ende në gjendje që të furnizoj Bashkimin Evropian me gaz nëpërmjet Bullgarisë, por shtoi se do të vazhdojë të bashkëpunojë me Turqinë.

Putin më 1 dhjetor, ka anuluar zbatimin e projektit, me të cilin çdo vit do të siguronte shpërndarjen e 63 miliardë metra kub të gazit natyror në Evropë përmes Bullgarisë, dhe në vend të kësaj njoftoi se Rusia do të ndërtoj tubacion të ri nëpërmjet Turqisë për të shpërndarë sasinë e njëjtë të gazit në Greqi.vladimir putin.

“E vetmja mundësi që ende është në tryezë është plani për tubacion të gazit nëpërmjet Turqisë në Greqi ose Bullgari”, deklaroi prodekani në Institutin Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Igor Okunev. “Por ky është një opsion i cili kërkon nga Turqia që të vendos se si dhe me cilët ajo dëshiron të bashkëpunojë”, shtoi dr. Okunev.
Turqia dhe Rusia gjithashtu bisedojnë për zbritje të çmimit të gazit që importohet nga Rusia.

Dhjetorin e kaluar Putin ofroi zbritje prej 6% të gazit të eksportuar, ndërsa Turqia këmbëngul për një çmim edhe më të ulët. “Nëse unë do ta kisha përfaqësuar Turqinë, do të bisedoja për zbritje edhe më të madhe, kështu që do të shfrytëzoja avantazhin e plotë të pozitës së dobët të Putinit në bisedime”, tha dr. Sijbren de Jong, analist strategjik në Qendrën për Studime Strategjike në Hagë, duke iu referuar krizës në Ukrainë dhe uljes së reputacionit të Gazpromit në mesin e politikanëve evropianë.

Fuqitë perëndimore për shkak të trazirave në Ukrainë, vendosën sanksione Rusisë, të cilat kanë parandaluar aksesin e sektorit të energjisë në institucionet Financiare Perëndimore dhe pajisjet e teknologjisë së lartë. “Presidenti Putin disa herë muajin e kaluar deklaroi qartë se nuk ka kthim në tubacionin e gazit ‘Rrjedha e Jugut’ dhe se tubacioni do të ndërtohet përmes Turqisë”, tha Okunev.
“Mendoj se ky është tregues që elita politike e Rusisë ra dakord se nuk ka asnjë mënyrë për të filluar projekte të tilla të mëdha dhe të rrezikshme – ‘Rrjedha e Jugut’, nëpërmjet Bullgarisë, pa një klimë besimi ndërmjet BE-së dhe Rusisë”, theksoi ai.
 
Në të njëjtën kohë, De Jong beson se Putin është duke u përpjekur për të ushtruar presion mbi BE-në dhe të tregojnë fuqinë ndaj disa anëtarëve të saj. “Putin praktikisht bënë përpjekje për ta ‘djersitur’ BE-në. Me anulimin e ‘Rrjedhës së Jugut’, nga perspektiva e Putinit, ai tregon çfarë Rusia mund ti bëjë shteteve të caktuara të tilla si Bullgaria, në qoftë se ata nuk janë në përputhje me rregullat e vendosura nga Moska”, tha ai.

“Por Putini pas kësaj bën ‘show’, duke treguar ‘butësi’ dhe vullnet që me BE-në të bisedoj opsione tjera. Me fjalë tjera, ai është ‘i gatshëm’ që BE-së ti jap një shans të dytë”, shpjegon ai.
De Jong tha se komenti i Putinit për vazhdimin e bashkëpunimit me Turqinë në fakt ka për qëllim të rrisë presionin mbi BE-në, duke ua bërë me dije se ka “rivalë”.
Okunev deklaroi se tubacioni i ri përmes Turqisë është bazë për lidhje të ndërsjellët dhe pavarësi të dy vendeve, e cila hap mundësi për zhvillimin e lidhjeve të ngushta ekonomike dhe politike.kohaislame