Qeveria e Anglisë synon të krijojë një Guantanamo tjetër

Qeveria e Anglisë po shqyrton një plan për të vendosur të gjithë të dënuarit për terrorizëm në këtë vend në një burg të sigurisë së veçantë i cili mund të shndërrohet në një model anglez të burgut Guantanamo.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Michael Gove, ministri i drejtësisë së Anglisë, është duke shqyrtuar një plan në lidhje me mënyrën e sjelljes së autoriteteve angleze me ekstremistët e dënuar për terrorizëm në burgjet e këtij vendi.
Sipas gazetës angleze “Daily Telegraf”, në raportin e ministrit të drejtësisë së Anglisë i cili pritet të publikohet në muajin mars, është paraparë krijimi i një burgu special për mbajtjen e personave të dënuar për veprimtari terroriste si alternativë për reduktimin e ekstremizmit në Angli.
Në lidhje me këtë çështjeje, ekspertët kanë paralajmëruar se ky plan i qeverisë së Anglisë për të vendosur ekstremistët në një burg të veçantë, do të ketë rreziqe të tjera.
Artikulli paraprakTubime në Londër në mbështetje të emigrantëve
Artikulli vijuesFormohet qeveria e pajtimit kombëtar në Libi