Qeveria i kushton Buxhetit të Kosovës mbi 288 mijë euro në vit

Kabineti qeveritar, kryeministri, dy zëvendëskryeministra dhe 21 ministra, i kushtojnë Buxhetit të Kosovës 288,809 euro në vit.
Kështu thuhet në një publikim të Institutit të Kosovës për Demokraci, transmeton lajmi.net

“Qeveria përfaqësohet nga një kryeministër dhe dy zëvendëskryeministra , 19 Ministra dhe 2 Ministra pa portofol. Nga buxheti, për paga të këtyre zyrtarëve të lartë për çdo muaj mesatarisht ndahen 24,067 euro. Paga mesatare e secilit zyrtar të lartë është 1,146 euro. Për një vit Buxheti i Kosovës për pagat e këtyre zyrtarëve të lartë ndanë mesatarisht 288,809 euro”, thuhet në publikimin e KDI-së.

Artikulli paraprakBllokimi i ndërtimeve rrit çmimet e qirave të banesave
Artikulli vijuesÇollaku: Brenda tri viteve aplikojmë për statusin e kandidatit në BE