Qeveria qet në ankand 122 vetura

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që të reduktojë veturat brenda saj, pasi që sipas tyre ka vetura për të cilat bëhen shpenzime të panevojshme.

 

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se do të reduktohen 122 vetura në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe shitja e tyre do të bëhet me ankand, pas marrjes së vlerësimeve nga ministritë.

 

Po ashtu, përmes projekt-udhëzimit të miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë për procedurat qendrore të prokurimit parashihen kursime sipas Ministrit të Financave Avdullah Hoti prej 5 milionë euro.

Artikulli paraprakLUFTA HIBRIDE
Artikulli vijuesZbulohen detaje të raportit të Ulrike Lunacek për ikjet masive