Qeveria s’di për “ngrirjen” e Bukoshit

Drejtuesit e Qeverisë së Kosovës nuk e dinë se dy zyrtarët e lartë qeveritarë, Bujar Bukoshi, zëvendëskryeministër, dhe Astrit Haraqia, zëvendësministër, i kanë ngrirë pozitat e tyre, derisa t’i përfundojnë “telashet” me drejtësinë kosovare.
Muaj më parë, sapo janë ballafaquar me gjyqësorin, zëvendëskryeministri Bukoshi dhe zëvendësministri i Financave Haraqija, kanë deklaruar se pozitat e tyre do të ruhen derisa të përfundojë procesi gjyqësor ndaj tyre. Por, për ruajtjen e pozitës, duket se nuk është i informuar zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, shkruan “Zëri”.

I pyetur nga “Zëri” se mbi çfarë logjike dhe baze ligjore një qeveritar që është duke u përballur me drejtësinë e “ngrin” pozitën e tij dhe sa është demokratike një gjë e tillë, ai ka thënë se nuk ka informata se anëtarët e Listës “Ibrahim Rugova” e kanë ndërmarrë një veprim të tillë.

“Nuk e di unë se i ruajnë pozitat”, është përgjigjur shkurt ai nëpërmjet mesazhit telefonik, duke i rekomanduar gazetës që të marrë mendimin e ndonjë personi tjetër rreth asaj se “si ka mundësi të funksionojë qeveria me vende të rezervuara”.kohaislame

Artikulli paraprakBëhen bashkë për bisedime me Serbinë
Artikulli vijuesDell nxjerr një trio pajisjesh XPS me Windows 8