Qeveria turke rrit kontrollet në emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve

Parlamenti i Turqisë ka miratuar sot një ligj, i cili i mundëson qeverisë kontroll më të madh në emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve.

Të premten, Parlamenti ka rinisur debatin për këtë projekt-ligj, pavarësisht kritikave të opozitës dhe komunitetit ndërkombëtar.
Derisa bisedimet për të janë zhvilluar gjatë natës, ka pasur edhe përleshje midis deputetëve të partisë në pushtet dhe atyre në opozitë.
Së paku një ligjvënës është plagosur./oranews/kohaislame

Artikulli paraprakPërurohet linja e parë e urave të metros në Turqi
Artikulli vijuesMuslimanët e Mianmarit: Njerëz pa liri dhe të drejta