Qindra prodhues dhe përpunues të qumështit nga Kosova kanë protestuar sërish sot para objektit të Qeverisë, me kërkesat që të ndalohen menjëherë importet e produkteve me përzierje të yndyrave bimore dhe përzierje të tjera e që shiten si produkte qumështi, ngado që vijnë ato, të aplikohen taksa për produktet e qumështit që vijnë nga jashtë, si dhe të plotësohen të gjitha kërkesat e drejta të përpunuesve të qumështit, si mundësi e vetme për tejkalimin e këtyre problemeve.
Protestuesi në duar mbanin pankarta “Qeveri shpëto 40 mijë vende pune”, “Bleni produkte vendore”, “Ne jemi me prodhuesit vendorë”.
Protestuesit përshkuan Sheshin Nënë Tereza duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve që pinin kafe në kafiteritë dhe qytetarëve që shëtisnin,kurse në një arkivol kishin vendosur produktet e huaja, ku shkruan “Varrose të keqen”.
Ndërkohë, prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit në shenjë proteste kanë hedhur produktet e huaja të qumështit brenda oborrit të Qeverisë së Kosovës.
Protestën e kanë mbështetur përfaqësuesit e opozitës, ndërsa përfaqësuesi i prodhuesve të qumështit nga Podujeva një ditë më herët u ka bërë thirrje prodhuesve të tjerë që të mos marrin pjesë në këtë protestë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.