Qumështi i dhisë është një burim shumë i mirë i kalciumit, proteinave, fosforit, riboflavinës (vitaminë B2), triptofan amino acidit dhe kaliumit. Ndoshta dobia më e madhe e qumështit të dhisë, megjithatë, është se disa njerëz, organizmi i të cilëve nuk mund të tolerojë qumështin e lopës, janë në gjendje për të pirë qumësht dhie pa ndonjë problem. Qumështi i dhisë është një burim shumë i mirë i kalciumit.Një gotë qumësht dhie furnizon me 32,6% të vlerës së nevojës të përditshme ushqimore për kalcium së bashku me 27,0% të vleres ditore për fosfor. Kalciumi është i njohur gjerësisht për rolin e tij në ruajtjen e fuqisë dhe të densitetit të kockave. Përpos ndërtimit të kockave, kalciumi megjithatë bën edhe më shumë për ne. Në studimet e fundit, për këtë mineral të rëndësishëm është treguar se:ndihmon për të mbrojtur qelizat nga kemikalet që shkaktojnë kancerin e zorrës së trashë,ndihmon për të parandaluar dobësimin e kockave që mund të ndodhë si rezultat i menopauzës ose disa kushteve të tilla si artrit reumatoid, ndihmon në parandalimin e migrenës së kokës tek ata që vuajnë nga ajo dhe ul simptomat paramenstruale tek femrat. Kalciumi gjithashtu luan një rol në shumë veprimtari të tjera jetësore fiziologjike, përfshirë koagulimin e gjakut, përçueshmërinë nervore, tkurrjen e muskujve, rregullimin e aktivitetit të enzimave, funksionimin e membranës qelizore dhe rregullimin e presionit të gjakut .
You Might also Like
Gjinekologjia dhe Neonatologjia e QKUK-së përballen me kushte të vështira
Klinikat në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që kanë të bëjnë me lindjen e fëmijës…
By
3 Min Read
Mjekra mbron nga dhimbja e fytit dhe kanceri i lëkurës, por ngadalëson edhe plakjen
Mjekrat kanë efekt të dobishëm në shëndet, veprojnë si njëfarëlloj izolatori dhe mbrojnë nga dhimbja…
By
3 Min Read
Ushqimet më të mira dhe ato më të dëmshme për flokët
Flokët janë të uritur – për ushqimet e duhura! Në vend që të mbështeteni tek…
By
9 Min Read
Top 15 ushqime për njerëz me sëmundje të veshkave
Hulumtuesit po zbulojnë shumë e më shumë lidhje në mes të sëmundjeve kronike, inflamacioneve dhe…
By
10 Min Read
Mungesa e buxhetit lë spitalet pa barna
Mungesa e barnave nga lista esenciale në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, vazhdon të jetë…
By
5 Min Read
Dhimbjet e barkut
Evitoni dhimbjet e barkut me: -Përdorni ushqime të pasura me hekur. -Mish, peshk, shpretkë. -Vezë,…
By
0 Min Read
