Qumështi i ngrohtë dhe mjalti ndalojnë kollën

Kolla është një fenomen shqetësues që shpesh mund të bëhet e padurueshme sidomos gjatë natës. Kjo shpesh mund të ndodhë pasi në ambjentin ku ju qëndroni mund të ketë mungesë të lagështirës së ajrit, prandaj është e rëndësishme që ju gjatë ditës të vendosni një enë me ujë e cila do të ndihmojë në përhapjen e lagështirës në ambjentin ku qëndroni.

Këto enë kërkojnë higjienë të posaçme, në mënyrë të brendshme për t’i shkatërruar bakteret, që mund të bëjnë shumë dëme. Për të parandaluar kollën, mund të provoni edhe disa porosi dhe këshilla të ekspertëve.

Qumështi

Personave, të cilëve qumështi ua shton krijimin e gëlbazit, do të duhej ta kufizojnë përdorimin e këtij prodhimi. Nga ana tjetër, qumështi i ngrohtë me mjaltë ju ndihmon që gjatë kollës ta kenë më të lehtë kollitjen dhe ata nuk kanë pse ta përjashtojnë këtë prodhim nga ushqimi.

(AE)

Artikulli paraprakVetmia shkakton sëmundje
Artikulli vijuesUshtrime të shëndetshme