Qytetarja muslimane nga Peja Gjen mbi 1000 Euro dhe i Dorëzon në Polici

Edhe pse në kushte të pafavorshme ekonomike, një qytetare nga Peja që jeton në asistencë bashkë me vajzën e saj, nuk i ka përvetësuar një shumë parash mbi 1000 euro që ka gjetur rrugës, por ka zgjedhur t’i dorëzojë në Polici.
 
Myge Urgjan po dërgonte vajzën e saj në kurs mësimi, kur tek vendi i njohur si “Qendra Zejtare” ka gjetur një shumë të konsiderueshme parash në tokë. Paratë së pari i ka vërejtur vajza e saj gjashtëvjeçare e cila ia tregoi nënës së saj.
 
Sipas Urgjan, duket se bëhej fjalë për një shumë të konsiderueshme, sepse të gjitha bankënotat ishin njëqindëshe. Ajo vendosi t’i dorëzojë në polici.
 
“Do pare që nuk me takojnë mu që nuk jonë të mijat, unë s’muj me i marrë. Se ato paret haram mu kurgjo nuk me vyjnë. Se qato pare që i gjojë unë në tokë ato janë harram se nuk janë të mijat, nuk me takojnë mu. Për qata, s’kom muj mi marrë”, thotë Urgjan.
 
Sipas saj, parat e gjetura janë numëruar nga Policia në praninë e saj dhe ishin mbi 1000 euro. Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia rajonale e Pejës për Kallxo.com.
 
Policia tha të mos ketë pasur më herët raste të tilla si i qytetares Myge Urgjan. Por ata theksuan falënderimin për qytetaren për veprimin e saj të drejtë./kallxo
Artikulli paraprakShqiptarët që luftuan në Çanakkale
Artikulli vijuesPerëndimi injoron masakrat ndaj myslimanëve