Rabini Shlomo Mima, ka lëshuar një “mendim këshillëdhënës” në të cilin u lejon kolonëve të helmojnë ujin në vendbanimet dhe qytetet ku jetojnë palestinezët
RAMALLAH (AA) – Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO) ka dënuar thirrjen e rabinit hebre i cili u tha kolonëve të helmojnë ujin në vendet palestineze në Bregun Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rabini Shlomo Mima, kryesues më Këshillin e Rabinëve në Bregun Perëndimor, ka lëshuar një “mendim këshillëdhënës” në të cilin u lejon kolonëve të helmojnë ujin në vendbanimet dhe qytetet ku jetojnë palestinezët.
Sipas organizatës izraelite antipushtim “Breaking the Silence”, thirrja për helmim të ujit është thirrje për vrasje të palestinezëve.
“Thirrjet e tilla dëshmojnë se Izraeli nuk është partner i duhur për paqe. Edhe më herët ka pasur thirrje të rabinëve për konfiskim të tokës së palestinezëve dhe shkatërrimin e pronës së tyre”, thuhet në njoftim.
PLO, nga ana e saj thekson se janë “dokumentuar më shumë thirrje të tilla për sjellje të dhunshme përball palestinezëve”.