Radha e Nazimit, dëshmon në procesin e tij

Ish agjenti i vetë shpallur i SHIK-ut, Nazim Bllaca do të dëshmoj për katër ditë në procesin e njohur si Bllaca 2 ndaj Sadik Abazit dhe të tjerëve që akuzohen për vrasjen e Ibush Kllokoqit dhe tentim vrasjen ndaj Adem Salihaj dhe Ismet Arifit.

Në ftesën e gjykatës, që Bllaca e ka postuar në profilin e tij në Facebook, ai ftohet të dëshmoj më 12 Prill, 13, 26 dhe 27 Prill. Në këtë proces deri tani kanë dëshmuar e veja e Ibush Kllokoqit, Ismet Arifi, djali i tij, bashkëshortja e tij dhe Adem Salihaj, momentalisht kandidat për kryetar të Ferizajt nga LDK.

Artikulli paraprakKosova kadal kadale po plaket
Artikulli vijues32 gigabajt në iMac