Dy raketa kanë goditur ambasadën ruse në Damask, ku mbështetës të Qeverisë siriane janë mbledhur për të falënderuar Moskën për ndërhyrjen në Siri.
Raportet thonë se raketa e parë ka goditur kompleksin, duke shkaktuar panik.
Pasi njerëzit kanë filluar të ikin, edhe një raketë tjetër ka rënë në zonë.
Nuk është e qartë ende nëse ka viktima.
AFP thotë se rreth 300 njerëz kanë qenë të mbledhur jashtë ambasadës në Damask në kohën e sulmeve.
Rusia ka nisur sulmet ajrore në Siri më 30 shtator, në mbështetje të Qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad, e cila po lufton me fraksione të ndryshme rebele për më shumë se katër vjet.