Ai në një intervistë për Standard Vienna ka kritikuar BE-në që Kosovës po i vendos kushte të padrejta, kurse me Serbinë po negocion edhe pse nuk e njohin shtetin e Kosovës, e lëre më kufijtë.
“Kosovarët jetojnë në një vend ku përkatësia e tyre, dhe statusi i Republikës ishte i njohur. Tani ata kanë shtetin e tyre, por janë të vetmit njerëz në gjithë Evropiën që nuk po mund të lëvizin lirshëm për shkak të disa arsyeve të pakuptimta. BE-ja u thotë se duhet të ratifikojnë Demarkacionin me Malin e Zi, ndërkohë negociojnë me Serbinë që nuk e njeh Kosovën, e lëre më kuijtë”, deklaroi Edi Rama, transmeton lajmi.net
Rama tutje ka thënë se Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që shteti shqiptar, të përkujdeset për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, dhe kritikoi politikën e zgjerimit të BE-së.
“Kosovarët janë në një regjim shjumë brutal, pasi nuk po mund të dalin në Evropë. Ata kanë shtetin e tyre, dhe përsëri nuk mund të udhëtojnë. Nuk është vetëm lodhja nga zgjerimi, por lodhje nga durimi”, shtoi kryeministri i Shqipërisë.
Ai theksoi se qëndrimi i tij do të ishte i njëjti edhe nëse do t’i bëhej ndonjë padrejtësi Serbisë.
Rama u përgjigj edhe akuzave për ndërhyrjen e Shqiëprisë te shqiptarët e Maqedonisë.
“Nuk do të ishte ndonjë skandal nëse qeveria austriake, do të evokonte për austriakët jashtë territorit të saj shteëror”, deklaroi ai.
Fakti që Tirana ndihmoi shqiptarët e Maqdonisë, sipas tij nuk është ndërhyrje e brendshme në punët e një vendi tjetër.
Ai foli edhe për marrëveshjen me kryeministrin Haradinaj për menaxhimin e kufijve.
“Ne duam të ndihmojmë menaxhimin e kufijve. Megjitjatë të dy palët do të jemi të lidhura”, tha Rama.
Sipas kryeministrit të Shqipërisë, Bashkimi Evropian duhet të kryejë disa reforma.
“Në rastin e Shqëipërisë është padrejtësi e madhe. Shqipëria ishte anëtare e NATO-s para Malit të Zi. Veç kësaj ne jemi duke bërë disa vendime për reforma gjyqësore gjithashtu para Malit të Zi. Është fantastike që Serbia e Mali i Zi po negociojnë me BE-në, por është e padrejtë që ne nuk po e bëjmë atë”, përfundoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. /Lajmi.net/