Rama kërcënon: BE t’i hap rrugë Kosovës ose ndodh bashkimi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, por edhe zv/kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë filluar të përdorin gjuhë më të ashpër, për të mos thënë kërcënuese drejtuar Bashkimit Evropian, lidhur me perspektivën e Kosovës drejtë këtij unioni.

Kryeministri Edi Rama, duke folur nga Ulqini në një intervistë të përbashkët me Hashim Thaçin, në Klan Kosova, ka thënë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të ndodhë, dhe sipas tij janë dy forma të këtij bashkimi.

Ai ka thënë se forma e bashkimit të këtyre dy shteteve është në dorën e BE-së. Sipas tij, nëse BE vazhdon t’i mbyllë rrugën e integrimit Kosovës, atëherë ajo do të detyrohet t’i bashkohet Shqipërisë në formën klasike, e jo në Bashkimin Evropian, formë për të cilën janë të përcaktuar aktualisht shqiptarët në të dy anët e kufirit.

Edhe Thaçi ka folur për këtë temë, duke thënë se kjo formë e komunikimit me BE-në, nuk është kërcënim, por një realitet i cili mund të vijë në të ardhmen, i imponuar nga izolimi që BE po i bënë Kosovës.
Rama e ka ritheksuar atë që e kishte thënë javë më parë rreth liberalizimit të vizave për Kosovën, duke e cilësuar si turp të BE-së.

Ndërsa Thaçi ka thënë se Kosova i ka kryer obligimet e veta sa i përket liberalizimit të vizave, dhe BE duhet të tregohet më unike në raport me Kosovën.kohaislame
Artikulli paraprakPo lavdërove Turqinë, në Kosovë mund të humbasësh vendin e punës
Artikulli vijuesPresidenti iranian, Rouhani: Sanksionet do të hiqen në tërësi, nuk do të pezullohen