Zyrat e Punës dhe roli i tyre do të ridimensionohen si objektiv i Qeverisë për të nxitur punësimin.
Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria ka një program tepër agresiv në mbështetje të punësimit, por përsëriti thirrjen drejtuar sipërmarrjes për të mos iu shmangur detyrimeve ndaj shtetit dhe punëmarrësit.
“Praktika ‘një pjesë po ta jap me letra dhe një pjesë në të zezë’, duhet të marrë fund. Sipërmarrjet nuk duhet t’u shmangen më detyrimeve ndaj shtetit, që dëmtojnë punëmarrësin”, deklaroi ai.
Kryeministri tha se reforma në arsim ka nisur të reflektohet në punësim.
“Arsimi profesional ka nisur të japë frutet e para, por thellimi i reformës është i domosdoshëm dhe do të na sjellë shumë më tepër rezultate në katër vitet që kemi përpara”, u shpreh Edi Rama.