Kryeministri Rama është shprehur se nëpërmjet gazsjellësit TAP, Shqipëria do të kthehet në një nga arteriet e rëndësishme energjitike në Europë.
Këtë deklaratë ai e dha nga zona e Spitallës, ku paraditen e sotme mbërritën pajisjet e para për punimet për ndërtimin e gazsjellësit TAP.
Më tej Rama ka nënvizuar se TAP është një projekt me rëndësi strategjike për Shqipërinë, prej të cilit do të ketë gjithashtu edhe përfitime sociale. Rama tha se ky projekt i madh do të hapë 15 mijë vende pune në pesë vitet e ardhshme.